Stemë Flathub-i

Mbi Flathub-in: Shitorja e Aplikacioneve Për Linux

Qoftë kur jeni një përdorues që po kërkon për aplikacione, apo një zhvillues që po kërkon të mbërrijë te më tepër përdorues, Flathub-i është zgjedhja më e mirë për aplikacione në Linux.

Përdorues

Krejt aplikacionet që doni — Që nga emra të mëdhenj të pritshëm e deri ter zhvillues rishtarë të pavarur, Flathub-i ka me mijëra aplikacione për të plotësuar nevojat tuaja.

Siguri e tejdukshme — Shihni troç kur një aplikacion është i verifikuared, pra i ardhur nga zhvilluesit e tij, çfarë lejesh do dhe nëse është apo jo me burim të hapët dhe i kontrollueshëm

Nën përkujdesje plot shije — Zbuloni aplikacione cilësore, interesante, nëpër Flathub, nën kujdesin e ekipit tonë, që shpalos më të mirat e çka ofrohet

Aplikacione për kudo që gjendeni — Qoftë kur gjendeni në një Steam Deck, në një “workstation” të fuqishëm Linux, në një Raspberry Pi, apo te telefoni i rrallë Linux; Flathub-i ka aplikacione për ju

Zhvillues

Mbërrini te miliona përdorues — Në shumë shpërndarje Linux, Flathub-i vjen drejt e nga instalimi, instalohet kollaj në pjesën tjetër dhe ka mbi një milion përdorues aktivë

I pavarur & transparent — Jemi një bashkësi burimi të hapët me shtrirje kapilare, me flamur atë çka ka më të mirë ekosistemi

Dokumentim & udhëzime të qarta Dokumentim i zgjeruar, mijëra manifeste publikë aplikacionesh dhe një bashkësi e gjerë do të thonë se jeni përherë në gjendje të merrni ndihmë

Integrim me shitore origjinale aplikacionesh — Harrojini shkarkimet nga interneti; Flathub-i u jep përdoruesve aplikacione dhe përditësime të automatizuara te klienti i tyre për shitore origjinale aplikacionesh, atje ku do të prisnin të tilla

Lidhuni

Për Shtypin

Jemi përherë të gatshëm t’u përgjigjemi pyetjeve nga gazetarë dhe shkrues teknikë dhe të planifikojmë intervista me ta

Njoftim problemesh

I marrim shumë seriozisht raportimet rreth sigurisë dhe çështjet ligjore

Zhvillues & Përdorues

Lidhuni me ekipin dhe anëtarë të tjerë të bashkësisë, për të bërë pyetje dhe ndarë me të tjerët përvojën tuaj

Falënderime

Flathub-i s’do të ishte i mundshëm pa përkrahjen bujare të enteve dhe individëve vijues.

Ente & Infrastrukturë

  • Codethink
  • Cloud Native Computing Foundation
  • Fastly
  • Mythic Beasts
  • Prerender.io
  • Scaleway

Kontribues Individualë

  • Alex Larsson
  • Andreas Nilsson
  • Arun Raghavan
  • Bartłomiej Piotrowski
  • Christian Hergert
  • Christopher Halse Rogers
  • Cosimo Cecchi
  • Emmanuele Bassi
  • G Stavracas Neto
  • Jakub Steiner
  • James Shubin
  • Joaquim Rocha
  • Jorge García Oncins
  • Lubomír Sedlář
  • Nathan Dyer
  • Nick Richards
  • Mario Sanchez Prada
  • Matthias Clasen
  • Michael Doherty
  • Robert McQueen
  • Zach Oglesby